BallinaPër ne

Për ne

Që nga viti 1992 në shërbim të bujqësisë kosovare.

Objekti i AGROTEC në Rahovec me traktorë dhe makina para tij

Që nga viti 1992

AGROTEC Rahovec

AGROTEC konsiderohet si kompania më e vjetër në Kosovë në fushën e traktorëve, makinave përcjellëse dhe pjesëve rezervë.

Në fillim kompania mbante emrin UNIVERZAL; u themelua në vitin 1992 dhe llogaritet një ndër kompanitë më të vjetra dhe më të suksesshme në Kosovë.

AGROTEC njihet si kompania më e avancuar në fushën e vet, si për shërbimet ndaj klientëve, ashtu edhe për korrektësinë, saktësinë dhe cilësinë.

Filozofia jonë e krijimit të planeve dhe ofertave të personalizuara për kërkesat e klientëve bazohet në mënyra të ndryshme dhe pasqyrohet në diversitetin e shërbimeve tona.

Në tregun kosovar, AGROTEC është faktor kryesor në fushën e vet të biznesit, posaçërisht me inovacionet e sjella në vend si dhe me inovacionet në shërbime.

Kombajnë dhe traktor Massey Ferguson gjatë korrjes

01

Biznesi ynë

AGROTEC është kompania kryesore kosovare për traktorë të të gjitha llojeve, makina përcjellëse të traktorëve si dhe pjesë rezervë të traktorëve.

AGROTEC është zhvilluar me sukses në një nga ofruesit e parë të pjesëve rezervë të traktorëve dhe të traktorëve të importuar nga vende të ndryshme të botës — një ndërmarrje moderne që ofron diapazon të gjerë të shërbimeve të integruara të mekanikës bujqësore.

Duke kombinuar përvojën e fituar ndër vite në një treg në rritje, kemi arritur t’u sjellim klientëve tanë teknikën bujqësore më moderne.

02

Misioni

AGROTEC është krijuar me qëllim që të jetë bërthamë e zhvillimit të bujqësisë dhe teknikës bujqësore në Kosovë; të jetë pjesëmarrës aktiv në shoqërinë kosovare për furnizimin me mekanikë bujqësore dhe pjesë përcjellëse, për furnizimin e rregullt me pjesë rezervë të kësaj fushe, si dhe për informimin mbi shfrytëzimin sa më efikas të kësaj mekanike.

03

Vizioni

AGROTEC është në zhvillim dhe rritje të vazhdueshme. Duke përdorur diturinë, përvojën, korrektësinë dhe emrin e mirë që AGROTEC gëzon, synojmë të jemi përfaqësuesi më i mirë i komunitetit, duke kultivuar standarde të larta profesionale.

Importues i vetëm për Kosovë për:

10 marka të teknikës bujqësore

  • Massey Ferguson
  • TAFE
  • IMT
  • IMR
  • Goldoni
  • SIP
  • Poljostroj
  • INO
  • Agromehanika
  • Wirax